POLIGRAFIA, MAKINA E SË VËRTETËS

makina.jpg

Për herë të parë Shqipëria do të përdorë Poligrafin, njohur si testi i makinës së vërtetës , për të cilen janë çertifikuar 5 ekspertë .
Është kjo paisje që shikoni në pamje, të cilës duke nisur nga kjo javë, do ti nënshtrohen 18 kandidatët ,që garojnë për tu bërë pjesë e byros kombëtare të hetimit . Në fjalën e saj Ambasadorja e ShBA së Amerikës Yuri Kim , u shpreh se tashmë Shqiperia , ka një armë më shumë për të luftuar korrupsionin .
Ndërsa Ministri i brëndshëm , Sander Lleshaj e nisi fjalën duke deklaruar se ishte i gatshëm , dhe do të donte dhe ai ti nënshtrohej këtij testi .
Ndërsa ekspertja Lori Kosarak , që ka trajnuar dhe çertifikuar 5 agjentët shqiptarë , tha se kjo makinë arrin që deri në 95 % të japë rezultate për të vërtetën .
Kreu i SHQBA-së nga e cila varet dhe struktura që do të monitorojë Poligrafin, Muhamet Rrumbullaku tha se synimi i tyre, është që kjo paisje të përdoret edhe në zbulimin e krimeve , si dhe ne testin e efektivëve që do ti nënshtrohen rekrutimit në polici, si dhe vetingut në fazën e dyte .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top