Ismet Abdurrahmani i moshës rreth 70-vjeç ka gjetur vdekjen pasi apartamenti i tij u përshi nga flakët mbrëmjen e së dieles në lagjen “Ahmet Haxhia” në qytetin e Shkodrës . Kati i pestë I pallatit ku ai jetonte u shkrumbua nga flakët të cilat rrezikuan u përhapen me shpejtësi duke rrezikuar edhe hyrjet e tjera të pallatit.Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish të cilët u përpiqën të shuajnë flakët e rënë në katin e pestë të pallatit .Policia ka dyshime të forta se i moshuari ia ka vënë flakën vetë banesës dhe se zjarri nuk është shkaktuar aksidentalisht nga rrjedhja e gazit sic u mendua më herët. Drejtori i Zjarrfikësve në Shkodër Agron Dibra ka deklaruar se zjarri në apartament ishte i përmasave të mëdha.“Ishte e pamundur që të hyje menjëherë në banesë”, është shprehur Dibra.
Hetimet e deritanishme kanë treguar se, në banesë nuk ka pasur shpërthim të ndonjë bombule gazi teksa grupi hetimor është rikthyer tek një ngjarje e datës 25 Korrik të vitit 2019, ku shtetasi Ismet Abdurrahmani ka tentuar t’i jap fund jetës duke pirë hapa gjumi.Sipas Policisë, me dt 27 11 2019 gjithashtu ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, rast i cili është referuar pranë organeve të rendit.Ndërkohë, me datë 01 Shkurt është vendosur urdhër mbrotje për bashkeshorten pasi viktima ushtronte dhunë ndaj saj.