Reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj është pasaporta dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE dhe ajo që BE dhe SHBA kërkojnë nga Shqipëria. Në një takim lidhur me këtë reformë, ku të pranishëm ishin edhe ministrja drejtësisë Etilda Gjonaj, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, u vlerësua puna e vendit tonë . Ambasadorja e SHBA-ve e pranishme në këtë aktivitet nxiti çuarjen përpara të reformës në drejtësi pasi sipas saj, do të sulmojë korrupsionin në vend.
Ambasador i BE-s Luigi Soreca theksoi se bashkimi europian mbështet plotësisht reformën në drejtësi si një rrugë e vetme për në BE dhe do të funksionojë si një pashaport për antarsimin e saj.
Në fjalen e saj ministrja Gjonaj theksoi se reforma në drejtësi është dhe mbetët një betej që duhet fituar në të ardhmen
Në takimin e organizuar nga ministria e drejtësise kanë qenë të pranishëm dhe krerët e trupit diplomatik në vendin tonë.