Në mbledhjen e sotme të qeverisë ka kaluar me akt normativ paketa Anti-KÇK dhe ligji special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur pak momente pas përfundimit të takimit të kryeministrit Edi Rama me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një konferencë te jashtëzakonshme tha se në paketën Anti-KÇK , janë të gjithë ata që kanë transferuar pasuritë tek palët e treta . Ajo paralajmëroi se keto transaksione do të anulohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme .
Ministrja Gjonaj tha se policisë së shtetit , prokurorisë se posaçme antikorrupsion dhe gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ,do tu sigurohën të gjitha mjetet e posaçme për të luftuar krimin e organizuar .
Paketa ligjore Anti-KÇK , e hartuar pas konsultimeve me ekspertët izraelit, ka për qëllim goditjen e krimit të organizuar e për rrjellojë edhe prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar , që teksa presin të digjen në veting , po i bëjnë favoret e fundit eksponentëve të krimit të organizuar.