Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Berat, ku dy foshnja binjakë vetëm 5 muaj ndërruan jetë.
Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar drejtoresha e Spitalit Rajonal të Beratit, Edlira Shkëmbi. Kjo e fundit tregon sesi ndodhi ngjarja dhe veprimet që janë kryer.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Binjakët 5 muajsh kanë mbërritur të pajetë në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal.
Prindërit kishin dyshime se foshnjat mund të ishin helmuar nga qumështi me te cilin i ushqenin që nga dita e lindjes, por pas autopsisë rezultoi se nuk ka pasur shenja helmimi.
Familja Agalliu jeton në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit në lagjen “Uznovë”. Një e afërme e familjes tregon se të miturit ishin mirë me shëndet.
Nëna e tyre i kishte zbritur në dhomën ku kishte ndezur sobën me dru, pasi ishte shumë ftohtë. Por ajo i gjeti në gjendje që binjakët nuk reagonin. menjëherë të miturit u dërguan në spital, por të pajetë.
“Ditën e sotme rreth orës 10.00 në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy fëmijë binjakë (djem) të moshës 4 deri 5 muaj banues në lagjen Uznovë, shoqëruar nga nëna e tyre. Mjeku pediatër referon se fëmijët ishin të dy pa shenja vitale në momentin që kanë ardhur në spital dhe mund të kishin 1 orë që mund të kishin vdekur.
Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdekjen pa patur mundësi të jepte ndihmë mjekësore. Fëmijët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre. Fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit. Menjëherë u ftua mjekësia ligjore dhe policia për të gjetur shkakun e vdekjes”, tha drejtoresha e Spitalit të Beratit Edlira Shkëmbi.