Tirana fitore e lehtë me Luftëtarin, Teuta mund Bylis

tiranaa.jpg

Tirana nuk e pati aspak të vështirë të fitojë ndaj Luftëtarit në sfidën e javës së 19 të Kategorisë Superiore.

Në Selman Stërmasi, skuadra bardheblu fitoi këtë përballje me rezultatin 5-1 duke u ngjitur në kuotën e 34 pikëve. skuadrës së Emanuel Egbosë i mjaftuan 14 minuta për të marrë kryesimin në rezultat me anë të golit të Cobbinah.

Por pa u shuar mirë festa e këtij goli, bardheblutë shënuan edhe golin e dytë me Bathën. La gjurmën e tij në këtë ndeshje edhe Michael Ngoo që i coi shifrat në 3-0. në pjesën e dytë Cela ngushtoi diferencën në 3-1 për Luftëtarin por Tirana iu kundërpërgjigj teksa shënoi edhe 2 gola të tjerë me Mucin me penallti dhe sërish Bathën për të fiksuar rezultatin në 5-1

Ndërsa në durrës Teuta mposhti Bylisin me rezultatin e ngushtë 1-0 duke e parakaluar në renditje teksa ngjitet në vendin e 3 me 31 pikë, 1 më shumë se skuadra ballshiote.

Për durrsakët mjaftoi supergoli i Lorenco Vilës që në minutën e 11 të sfidës për të marrë këtë fitore që nuk ishte aspak e lehtë, pasi edhe Bylisi pati shanset e tij në këtë 90 minutësh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top