“Midhjet shqiptare, të kontrolluara”/ Ministria e Bujqësisë kundërshton raportin e KLSH

vlcsnap-2020-01-23-15h23m58s861.png

Një raport i fundit i KLSH-së mbi sektorin në vend ngrinte alarmin se midhjet e Sarandës që konsumohen në vend janë të pakontrolluara dhe të pa certifikuara.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila tha se I gjithë procesi është i kontrolluar nga ISUV, dhe se mos kalimi në qendrën e depurimit lidhet me cilësinë e mirë që kanë pasur ato. Zëvendës ministri, Roland Kristo deklaroi se këtë vit midhjet e Sarandës mund të kontrollohen edhe nga specialist europian, me qëllim çeljen e eksporteve.

Zoti Kristo tha më tej se të gjitha ujërat ku kultivohen midhjet janë nën kontroll.

Ministria e Bujqësisë thotë se shumë nga gjetjet e raportit të KLSH çalojnë, pasi kuadri ligjor është I ngritur, ndërkohë që do të investohet për portet e reja të peshkimit në Vlorë e Lezhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top