Mbajti skllave seksi për 5 vite, i shpëton burgut në këmbim të 100 mijë dollarëve

burr.jpg

Një burrë nga Karolina e Veriut po përballet me një akuzë për trafikim njerëzor pasi policia thotë se mbajti një person për shërbime seksuale për pesë vite me radhë.

Salvador Espinoza Escobar, 48 vjeç, nga Asheboro, u arrestua të Mërkurën kur filloi hetimi për akuzat e trafikimit, sipas një njoftimi nga Zyra e Sherifit e Qarkut Randolph.

Qendra Kombëtare e Trafikimit të Njerëzve paralajmëroi zyrtarët e Qarkut Randolph për Espinoza Escobar, i cili thuhet se mbajti peng një person që nga janari i vitit 2015.

Ai u paraqit në gjykatë të Premten dhe sipas CNN, ai u lirua me kusht në këmbim të 100,000 dollarëve të premten në mbrëmje, sipas zyrës së sherifit.
Çështja po investigohet akoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top