Ferdinand: Janë shpenzuar mbi 600 milionë euro dhe Manchester United po luan tmerrshëm

download-29.jpg

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand tha se humbja e “Djajve të Kuq” ndaj Burnley ishte e turpshme.

Chris Wood dhe Jay Rodriguez realizuan golat për fitoren e Burnley në “Old Trafford” e cila u arrit pas 58 viteve.

Ferdinand është i shqetësuar për drejtimin në të cilin klubi po shkon dhe këmbëngul që klubi duhet të veprojë për të shmangur rënien e tyre.

“Unë nuk mund ta mbroj këtë. Në çfarë është investuar?” tha Ferdinand për BT Sport.

“Këta fëmijë të vegjël që janë në shkolla nuk do të veshin më fanella të Manchester United. Është e tmerrshme. Njerëzit në krye duhet të shohin situatën dhe të bëjnë ndryshime. Kush po i blen këta lojtarë? Janë shpenzuar mbi 600 milion euro dhe lojtarët më të mirë të ekipit janë ata të akademisë. Kjo flet për punën që po bëhet”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top