Ambasadori Grenell pas takimit me Kurtin: Hiqni taksën me Serbinë

unnamed-13-3.jpg

Ambasadori Grenell pas takimit me kreun e Vetvendosjes Albin Kurti kërkoi që Kosova të heqë taksën me Serbinë.

I dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd i presidentit Donald Trump, ambasadori Richard Grenell, ka përfunduar takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Menjëherë pas këtij takimi, Grenell deklaroi se çështja e krijimit të qeverisë nuk është çështje e tij dhe se nuk i intereson.

Ai deklaroi se i kishte thënë Kurtit që edhe vende si Britania e Gjermania kanë pasur probleme me krijimin e koalicioneve për qeverisje.

Grenell u shpreh se ekonomia është fokusi i tij duke marrë shembull suksesin e administratës Trump.

Sipas tij, duhet të krijohen vende të reja të punës dhe se apeli i tij është që të punojnë drejt zhvillimit ekonomik.

Ai ritheksoi faktin se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, ndërsa Serbia nga ana e saj duhet të ndalojë fushatën e saj kundër Kosovës./KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top