Sherr për 50 euro/ I riu shqiptar rrëfen krimin, si e hodhi në lumë trupin e kushëririt pas zënkës

erion-morina-2-1.jpg

Pas vrasjes së Erion Morinës, policia italiane ka arrestuar kushëririn e 20 vjeçar, Musli Morina si autor i dyshuar.

Erion Morina, 20 vjeçari kosovar u gjet i vdekur në kanalin që kalon në Kalkio, më 17 janar një komunë e Bergamos që kufizohet me Urago d’Oglio.

Disa orë pas zbulimit makabër të kufomës 20-vjeçare, kushëriri i tij Musli Morina përfundoi në pranga.

Gjatë marrjes në pyetje Musli Morina, nën asistimin e avokatit Giovanni Migliorati, pranoi se e kishte goditur viktimën, por gjithashtu shtoi se e bëri atë për ta mbrojtur veten nga një sulm.

Në origjinën e sherrit mes kushërinjve, që më pas degjeneroi në vrasje, raportohet se qëndron çështja ekonomike.

Mediat italiane raportojnë se shkak për këtë vrasje ishin 50 ose 100 euro që Erioni i kishte huazuar kushëririt të tij.

Musliu rrëfeu para autoriteteve se e kishte zënë paniku pas sherrit dhe e ka transportuar trupin e kushëririt të tij, i cili ende nuk kishte vdekur, në Naviglio duke e hedhur në lumë ku dyshohet se edhe ka ndërruar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top