Donjeta Sadiku e e nis mbarë aventurën në “Strandja” të Bullgarisë

unnamed-4-15.jpg

Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në turneun e madh ndërkombëtarë “Strandja” në boks.

Boksieria nga Kosova mposhti kundërshtaren greke, Pita Nikoleta me rezultat 5-0, verdikt ky final nga gjyqtarët e duelit, përcjellë KosovaPress.

Donjeta është në rrugë të mirë për të siguruar tjetër medalje në kategorinë 60 kilogram.

Triumfin e Sadikut e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Boksit, Latif Demolli përmes një postimi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top