Detaje të reja/ Atentati me armë zjarri në lokalin e Vlorës, çfarë ka zbuluar grupi hetimor

x-vucic-rama-inst-13.jpg

Të shtunën (18 janar), diku rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” në Vlorë mbetën të plagosur brenda në lokal dy persona, pasi u qëlluan me armë zjarri.

Plagosja e dyfishtë përfshiu Nikollaq Çepajn, 36 vjeç, dhe Ronald Çepajn, 27 vjeç, të dy banues në Vlorë. Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Ronaldit (ka marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij), ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Fill pas atentatit policia gjeti në dalje të qytetit, në aksin e vjetër rrugor Vlorë-Fier një mjet të djegur dhe një kallshnikov brenda tij.

Detaje të reja janë zbardhur nga grupi hetimor sa i takon ngjarjes në fjalë. Sipas burimeve nga grupi hetimor rezulton se në ngjarje kanë marrë pjesë më shumë se dy persona. Dy persona kanë qenë ne automjetin që ka hapur zjarr, ndërsa persona të tjerë kanë ndihmuar në largimin e autorëve pas djegies së automjetit. Nga grupi hetimor mësohet se atentati ka qenë i mirëmenduar, ndërsa pesë gëzhoja jane gjetur në vendin e ngjsrjes, ndërsa gëzhoja të tjera jane gjendur brenda në automjet.

Kjo vërteton se është qëlluar nga brenda automjetit dhe me mbi 15 plumba. Sipas grupit hetimor automjeti rezulton i vjedhur. Po ashtu edhe targat të vjedhura dhe nuk i përkisnin mjetit qe u krye atentati. Nga burime të policisë konfirmohet se nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top