9 vjet pa drejtësi/ Përkujtohen 4 viktimat e 21 janarit

protesta.jpg

Publikimi i kësaj video i dha zjarr zemërimit të opozitës socialiste e cila organizoi një protest massive mëngjesin e 21 janarit të vitit 2011 përballë kryeministrisë.

Në këtë protest ndodhën katër vrasje politike, më të dokumentuarat në historinë e Shqipërisë, por asnjë nga këto prova nuk iu kanë mjaftuar gjykatave për të vënë përpara përgjegjësisë autorët.

Ne do të rindërtojmë tani, çfarë ndodhi në 21 janarin e 9 viteve më parë.

Vrullit të njerëzve që protestuan atë ditë, policia iu përgjigj me autobote me pompa uji, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

Kur po mendohej se protesta përfundoi dhe një pjesë e madhe e njerëzve ishin larguar Garda e Republikës përdori armë zjarri me plumba luftarake.

Pikërisht këtu pranë kësaj peme, stafi i Top Channel kishte vendosur podiumin ku do qëndronte një kamera dhe një gaztear për të transmetuar protestën e opozitës.

Në këtë podium atë ditë hipën shumë persona mes të cilëve edhe Hekuran Deda dhe gazetari Fatos Mahmutaj.

Nga dritarja përdhese e kryeministrisë gardisti i grupit të zjarrit, Agim Llupo hapi zjarr dhe për pasojë një plumb goditi në kokë Hekuran Deden duke e vrarë në vend. Një plumb i dytë qëllon në dore gazetarin Fatos Mahmutaj.

Vrasja e dytë ndodhi përpara portës së Kryeministrisë, u qëllua Ziver Veizi.

Faik Myrtaj ishte personi i tretë që u vra në Bulevard në krah të kryesisë së Kuvendit, ai u qëllua në gjoks me një plumb pistolete, për këtë vrasje u akuzua komandanti i gardës Ndrea Prendi.

Vrasja e katërt ishte ajo e Aleks Nikës. Ai qëllua ndërsa ndodhej mes dy kullave në Bulevard nga një plumb nga distanca. Për shkak të dëmtimit të plumbit, kjo vrasje ka mbetur pa autor.

9 Vite pas protestës drejtësia nuk është vendosur dhe ata që vranë nuk kanë marrë dënimin e duhur. Ja çfarë mendojnë njerëzit
Sa më shumë kalon koha aq më e vogël është shpresa se për 21 janarin do të bëhet drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top