Saturday, September 30, 2023
  • Home
  • Aktualitet
  • Rajoni
  • Politikë
  • Kronike
  • Biznes
  • Bota
  • Shêndeti
  • Videos
  • Biznes
  • Sport
  • Live TV
No Result
View All Result
  • Home
  • Aktualitet

    Mandati i tretë i Ramës, Shqipëria e para në Europë…

    Policia nis aksionin në bregdetin e Durrësit, sekuestrohen shezlongë e çadra në subjektet që kanë zënë rërën pa leje

    Ardi Veliu zbret në terren në mesnatë: Së shpejti radarë të tjerë, kamera e mjete të pauniformuara

    Erdhëm me këngë dhe nëna na priti me vaj” – Protestë për familjen Gushi

    Humbi jetën bashkë me prindërit dhe motrën në aksident/ Rrëfimi i Anastasias së vogël në ditarin që u gjet në makinë: Për 15 ditë ikim në Shqipëri, jam shumë e lumtur

    Ndreu i përgjigjet Ademit: Vendimmarrja merret me shumicën e anëtarëve, jo me humorin tënd politik

    S’e rruaj për ju, jeni legena” – Tre policë kallëzojnë penalisht Pjerin Ndreun

  • Rajoni

    Vrau barbarisht gruan, rrëfehet nga burgu piloti grek: I lumtur që kujdestaria e vajzës i kaloi prindërve të Caroline. I gatshëm të mbuloj shpenzimet e funeralit

    Lajmi tronditës nga Greqia/ Mediat: 20-vjeçaren Caroline e vrau burri i vet

    Karakteri i errët i pilotit me fytyrë engjëllore, psikiatri: Babis Anagnostopoulos një njeri pa ndjenja, nuk kërkon falje, sepse s’pendohet kurrë

    Prokuroria i heq kujdestarinë pilotit grek, foshnja do të qëndrojë për 30 ditë me familjen e Caroline, fjalën e fundit e ka Gjykata

    Babai i vrau mizorisht nënën, sot përcaktohet kujdestaria për vajzën 11-muajshe të Caroline

    Lëkundje tërmeti me mangitudë 4.3 të shkallës rihter në Malin e Zi, ja ku ishte epiqendra

    Njolla e gjakut e nxori zbuluar, zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan. I akuzuar shqiptari me dy emra i dënuar për drogë në Greqi

  • Politikë

    5 bashki pa kryetar, ish-konstitucionalisti: Duhen zgjedhje të parakohshme

    Basha nga Brukseli: Kemi mbështetje të madhe nga PPE, betejë për shqiptarët

    Reagimi i PD: Regjimi lau duart, nuk mban përgjegjësi për gjunjëzimin para krimit

    Berisha për IFIMES: Non grata në SHBA pa fakte, vendim i ndikuar nga Soros

    ’Gati për Shqipërinë’’, Rama me aplikantët: Interesimi më i lartë nga çfarë prisnim, shprehje besimi për mua, nuk do ju zhgënjejmë

    Celibashi prezanton raportin e KQZ për 2020: 38 kandidatë të subjekteve politike refuzuan të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit

  • Kronike
  • Biznes
    Banka Qendrore izraelite po teston kriptovalutat , e para në botë

    Banka Qendrore izraelite po teston kriptovalutat , e para në botë

    Video / Këto janë tokat e punuara të fermës turistike “Shporta e Reçit”

    Video / Këto janë tokat e punuara të fermës turistike “Shporta e Reçit”

    Turizëm në fshat/ Puna në bujtinat e fshatrave të Dropullit

    Turizëm në fshat/ Puna në bujtinat e fshatrave të Dropullit

    Për ujin, 1.5 miliardë euro/ Projekti për 10 vite edhe për rrjetin e kanalizimit

    Për ujin, 1.5 miliardë euro/ Projekti për 10 vite edhe për rrjetin e kanalizimit

    Tërmeti, fatura 1 miliardë euro/ 700 milionë euro për banesa. 300 për biznesin, shkollat dhe spitalet

    Tërmeti, fatura 1 miliardë euro/ 700 milionë euro për banesa. 300 për biznesin, shkollat dhe spitalet

    “Mbreti i bananeve”, për 45 mijë euro bëhet pronar i kompanisë “Adria Airways”

    “Mbreti i bananeve”, për 45 mijë euro bëhet pronar i kompanisë “Adria Airways”

  • Bota

    Italia i thotë “lamtumirë” maskave në ambientet e hapura, hyn në fuqi vendimi

    Shembja e pallatit 12-katësh në Florida, 159 qytetarë rezultojnë ende të zhdukur. Vijojnë kërkimet nën rrënoja

    Përdhunoi vajzat e mitura dhe dhunonte sistematikisht gruan, arrestohet 56-vjeçari shqiptar në Itali

    SHBA, shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Miami, dyshohet për disa të vdekur

    Rusia qëllon ndaj anijes britanike në Detin e Zi, BBC: Ja mesazhi që dha

    COVID-19/ Ky shtet europian ndodhet përballë kërcënimit të variantit indian

    COVID-19/ Ky shtet europian ndodhet përballë kërcënimit të variantit indian

  • Shêndeti
  • Videos
  • Biznes
  • Sport

    Kualifikim dramatik i Ukrainës, Suedia bie në fund! Sheva sfidon Anglinë

    Historike për Anglinë, mposht Gjermaninë dhe kalon në çerekfinale të Evropianit

    Doja të ndihmoja skuadrën por s’ia dola”, Mbappe reagon pas eliminimit të Francës: E vështirë të qetësohem, por ky është futbolli

    Zvicera ben surprizen e madhe, nxjerr Francen jashte Europianit

    Spanja e bën dramë, shënohen 8 gola në ndeshjen me Kroacinë, iberikët presin fituesin e Francë-Zvicër

    Cristiano i jep lamtumiren Evropianit 2020

  • Live TV
No Result
View All Result
Tv Kopliku
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Grupi” i Shijakut dërgohet për gjykim, sekuestrohen hotele e makina me vlerë 5 milionë euro

Albklip by Albklip
20th January 2020
in Aktualitet
0
“Grupi” i Shijakut dërgohet për gjykim, sekuestrohen hotele e makina me vlerë 5 milionë euro
591
SHARES
3.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë sekuestruar paraprakisht rreth 300 mijë metra katrorë tokë dhe hotele e makina me vlerë 5 milionë euro, nga pronat e grupit që u bë i famshëm edhe për përgjimet e dosjeve të krimeve zgjedhore 339 dhe 339/1.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njohur nga akronimi në anglisht SPAK, bëri të ditur se ka paraqitur në gjykatë çështjen e parë të nxehtë që ajo e ka trashëguar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila lidhet me më grup të gjerë kriminal të akuzuar për trafik droge me bazë qytetin e Shijakut në Shqipërinë qendrore.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të SPAK në internet, të dyshuarit që përfshijnë të pandehurit Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka (vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka) e të tjerë, janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar. Ata akuzohen mes të tjerash për trafik droge, organizatë e sturkturiar kriminale, pastrim parash etj.

E njohur si Dosja Nr.339/2016, çështja në ngarkim të këtyre të të pandehurve është riemëruar Procedimi Penal Nr.29/1, i vitit 2019.

“Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithsej 63 të pandehur,” bëri të ditur SPAK.

Një nga të dyshuarit e çështjes, turku Nejdet Cesuroglu, u gjet i vdekur në Prishtinë në Janar 2019 krahas 113.5 kilogramëve heroinë.

Sipas prokurorisë, grupit të dyshuar kriminal i janë sekuestruar deri tani 300 mijë metër katrorë truall në bregdet, të cilat dyshohet se janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme pasi janë pronë publike, si dhe janë bllokuar hotele, apartamente e automjete me një vlerë prej rreth 5 milionë euro.

Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2016 për dyshimet për trafik droge por përgjimet e grupit kriminal dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, zbuluan mes të tjerash një angazhim të të dyshuarve jo vetëm në trafikun e drogës por edhe në mbështetjen e zyrtarëve të ndryshëm socialistë në fushatat e tyre zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme në Dibër në 11 shtator 2016 si dhe më pas, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017, në të cilat, Partia Socialiste arriti fitoren e vet më të madhe politike në 15 vjet.

Prokuroria kreu arrestimet e të dyshuarve në tetor të vitit 2018, nëpërmjet operacionit të quajtur “VOL-VO 4”. Bashkë me të dyshuarit për trafik, në pranga ranë ish-deputeti socialist Arben Ndoka dhe vëllai i tij Gjevi Ndoka, si dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, gjithashtu ish-deputet socialist, Arben Çuko.

Arben Ndokës iu sekuestruan edhe 300 mijë metra katrorë tokë në vendin e quajtur Mali i Renzit në Shëngjin.

Në janar 2019, dy investigime të BIRN të mbështetura në dokumentet e prokurorisë mbi këto hetime, zbuluan se si hetimi mbi grupin kriminal me shtrirje të gjerë në të gjithë Shqipërisë kishin kapur edhe aspekte të tjera të korrupsionit, përfshirë një praktikë të gjithëpërhapur të ndërhyrjeve partiake për punësimin në administratën e burgjeve si dhe përfshirjen në shkallë të gjerë të grupeve të krimit të organizuar në blerjen e votave për llogari të Partisë Socialiste.

Pak para zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019, tablloidi gjerman BILD publikoi një seri të gjerë përgjimesh audio në të cilat zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste, dëgjohen duke folur me persona të mbajtur nën përgjim nga policia për efekt të hetimit ndaj këtij grupi kriminal.

Në një rast, Astrit Avdyli, një person me të shkuar penale që konsiderohet edhe si një nga drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dëgjohet duke folur për kandidimin e një personi me emrin Ilir Ndraxhi si deputet socialist për zonën e tij, duke premtuar edhe se do të punonte fort për një rezultat të mirë zgjedhor për socialistët.

Nga përgjimi, Avdylaj duket se ka pasur ndikim në përcaktimin e Ndraxhit në listën  e deputetëve socialistë të Durrësit. Në një bisedë tjetër, drejtori i kompanisë së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Durrësit urdhërohet të raportojë te Avdyli se cilët nga punonjësit e ujësjellësit dyshohet se janë mbështetës të opozitës, me qëllim “shkundjen”e tyre për të votuar Partinë Socialiste, ndërsa në një tjetër rezulton se zgjidh probleme me regjistrimin e pronave në hipotekën e Durrësit. / BIRN

Post Views: 596
Previous Post

Lajm i fundit/ Prag tragjedie në Lushnjë, shpërthejnë dy bombola gazi

Next Post

Plas skandali, kompania e Agim Kajmakut merr tendera publik

Next Post
Plas skandali, kompania e Agim Kajmakut merr tendera publik

Plas skandali, kompania e Agim Kajmakut merr tendera publik

Recommended

Turizëm në fshat/ Puna në bujtinat e fshatrave të Dropullit

Turizëm në fshat/ Puna në bujtinat e fshatrave të Dropullit

27th January 2020
Mbi 850 mijë të vaksinuar/ Vetëm 134 raste aktive në gjithë vendin, ja situata sipas qarqeve

Mbi 850 mijë të vaksinuar/ Vetëm 134 raste aktive në gjithë vendin, ja situata sipas qarqeve

17th June 2021

Categories

  • Aktualitet
  • Biznes
  • Bota
  • Gjitha
  • Interesi Publik
  • Kronike
  • Moti
  • Ndryshe
  • Në Fokus
  • Politikë
  • Rajoni
  • SHËNDETI
  • Shkence
  • Sport
  • TEKNOLOGJI

Don't miss it

Rajoni

Vrau barbarisht gruan, rrëfehet nga burgu piloti grek: I lumtur që kujdestaria e vajzës i kaloi prindërve të Caroline. I gatshëm të mbuloj shpenzimet e funeralit

30th June 2021
Kronike

U kap me 17 kilogramë heroinë në kamion ne doganen e Hanit te Hotit, Gjykata e Durrësit lë në burg shoferin

30th June 2021
Aktualitet

Mandati i tretë i Ramës, Shqipëria e para në Europë…

30th June 2021
Aktualitet

Policia nis aksionin në bregdetin e Durrësit, sekuestrohen shezlongë e çadra në subjektet që kanë zënë rërën pa leje

30th June 2021
Kronike

Grabitja në Fushë Krujë, policia jep detaje:

30th June 2021
Aktualitet

Ardi Veliu zbret në terren në mesnatë: Së shpejti radarë të tjerë, kamera e mjete të pauniformuara

30th June 2021
  m.me/tv.kopliku2003
  [email protected]
  http://www.kopliku.tv

HOME
AKTUALITET
RAJONI
POLITIKË
LIVE TV

www.kopliku.tv
   Call +355 211 22840
Adresa: Koplik,Qender
  • Home
  • Aktualitet
  • Rajoni
  • Politikë
  • Kronike
  • Biznes
  • Bota
  • Shêndeti
  • Videos
  • Biznes
  • Sport
  • Live TV

© 2023 kopliku.tv

No Result
View All Result
  • Contact
  • Full Post Style
  • Home 1
  • My account
  • Shop
  • Tv kopliku Live

© 2023 kopliku.tv

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?