Roma kërkon me ngulm transferimin e Xherdan Shaqirin

P2019-12-04-Liverpool_Everton-91-600x400-1.jpg

Klubi italian kërkon të përforcohet pas lëndimit që pësoi Zaniolo dhe objektivi i ‘Gjallorosëve’ është mesfushori me prejardhje nga Gjilani. Shqiptari që përfaqëson Zvicrën mund të jetë njeriu i duhur për të zëvendësuar të dëmtuarin Zaniolo, duke qenë për Suson e Milanit së fundmi po lëviz me shumë vendosje Valencia.

Përkundër vendimit të prerë të Jurgen Klopp, duke thënë se asnjë lojtarë i Liverpoolit nuk guxon ta mendojë largimin në afatin kalimtar të janarit, Roma duket se po kërkon me ngulm transferimin e Shaqirit.

Interesimi i romëve për Shaqirin u shfaq javën e kaluar, ku gazetari italian Fabrizio Romano pretendonte se Reds kishin refuzuar një ofertë për anësorin.

Kjo nuk e ka penguar Romën, sipas Gianluca Di Marzio, i cili ka raportuar se Roma është duke tentuar me çdo kusht që ta transferojë Xherdanin.

Por, pavarësisht, se deri në fund të sezonit duhet të mbahet qëndrimi i “asnjë shitje” të Klopp Shaqiri ka dëshmuar se është një opsion i paçmueshëm kjo që po kërkohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top